Ora News - Kujdes me teatrin! Ruçi: Rrëzimi i dekretit të Metës vendim i vështirë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit Kombëtar do të diskutohet në rendin e ditës të datës 20 shtator nga Kuvendi. Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi, nuk e konsideroi një shtyrje por përgjegjshmëri. Në daljen e parë për mediat në nisjen e sesionit të ri parlamentar, kryetari i kuvendit premtoi të mbante qëndrim të paanshëm në deklaratat e tij. Por i pyetur nga gazetarët mbi ligjin e Teatrit kombëtar nuk mundi t'i shpëtonte një qëndrimi. Kryeparlamentari tha se Dekreti i Presidentit Meta, i cili kërkon rishikimin e ligjit, nuk është shtyrë, por komisionet parlamentare kërkuan një javë kohë për të rishikuar qëndrimin e kreut të Shtetit. madje i kërkoj mazhorancës të bëjë kujdes pasi mund të mos qëllojnë në shenjë me rrëzimin e një dekreti të Presidentit.

Ruçi: Me kërkesë të komisioneve të parlamentit u kërkua një javë kohë, kjo nuk është shtyrje por përgjegjshmëri.Për këtë çështje ka impenjim dhe nga KE. Do ta rrëzojë apo do ta miratojë dekretin e Presidentin mazhoranca këtë nuk e di. Kam të drejtën time të jap mendimin tim dhe votën time, le të presim datën përkatëse të seancës plenare.

I pyetur nëse ka një ndryshim qëndrimi nga ana e mazhorancës, ai pati këtë koment:

Ruçi: Çdo kryetar Kuvendi nuk do ta vlerësonte që një dekret i Presidentit të shkrepesh pa vënë sy. Jam në mbështetje të këtij problemi që ka marrë kaq sensibilitet.

Kryeparlamentari kërkoi që reforma zgjedhore të përfundojë brenda kësaj legjislature. Por gjithësesi nuk krijohet vakum kurdp të zhvillohen zgjedhjet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-ta-rrezoje-mazhoranca-dekretin-e-metes-teatrin-pergjigjet-ruci

Recommended