Ora News - Nga Saranda në Lezhë, vajza që zgjodhi shkollën profesionale "Kolin Gjoka"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vajzë do të largohet nga shtëpia e saj në Sarandë dhe për katër vitet e ardhshme ka parashikuar të qëndrojë në konvikt për të studiuar pranë shkollës profesionale "Kolin Gjoka"!

Ajo dhe një tjetër vajzë që ka ndërprerë studimet në turqi, janë dy nga rreth 130 nxënësit që janë regjistruar pranë këtij institucioni arsimor për këtë vit.

Ata janë shembulli më i mirë për të argumentuar gjeografinë e gjërë të nxënësve dhe interesin në rritje pranë shkollës, ku më shumë kërkesa ka në degën e hoteleri turizmit.

Bradh Dedgjonaj Drejtor i Shkolles "Kolin Gjoka": Risia e këtij viti shkollor është se jo vetëm numri i lartë i tyre, cilësia, numri i lartë i vajzave dhe me një shtrirje gjeografike si asnjëherë tjetër. Këtë vit kemi një vajzë nga Saranda ka ardhur këtu. Kemi një tjetër që ka bërë dy vite në Turqi dhe kur ka marrë vesh për shkollën tonë ka djegur ato dy vite dhe do bëjë 4 vjet këtu.

Duke parë kërkesat në rritje të të rinjve për të ndjekur arsimin profesional drejtori Dedgjonaj thotë se i është kërkuar ministrisë së linjes shtim i stafit pedakogjik në këtë shkollë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-saranda-ne-lezhe-vajza-qe-zgjodhi-shkollen-profesionalekolin-gjoka

Recommended