Vuçiç mund te anuloje viziten ne veri te Kosoves

  • 6 years ago
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mund ta anulojë vizitën e tij në Kosovë pas deklarimeve të kreut të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se ai nuk mund ta vizitonte liqenin e Gazivodës, për të cilën Serbia dhe Kosova bëjnë një nga betejat më të mëdha.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni publik serb RTS, i cili transmeton se mund të vijë deri tek anulimi i vizitës.
Deklaratat e Veselit kanë shkaktuar tension në Serbi. I pari kishte reaguar Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, duke thënë se kanë kuptuar mirë kërcënimet e Prishtinës, por çfarëdo gjëje që do t'i ndodhte presidentit Vuçiç do të ishte faji i Kosovës. Këto kërcënime nuk mund të tolerohen, kishte thënë ai, duke kujtuar se Vuçiç është njeri që angazhohet për paqe.

Pas televizionit publik, Vuçiç i ka thënë agjencisë Tanjug se të premten do të flas për vizitën duke mos mohuar apo konfirmuar njoftimet e mediave. Këtë lajm e kanë transmetuar edhe e përditshmja Novosti, gazetë e afërt me pushtetin.

Tensionet ishin ngritur edhe pasi shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, pretendoi se i ishte ndaluar hyrja në Kosovë, kurse policia e mohonte një gjë të tillë.

Tv Klan

Recommended