Report Tv-Ekskluzive/ Ja si babë e bir u sulmuan nga Alket Muho 3 vite para vrasjes

  • 6 years ago
Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë foto dhe dokumente ekskluzive që kanë lidhje me vrasjen në fshatin Rabije të Tepelenës, ku babë e bir Hetem Muho 59-vjeç dhe djali i tij 20 vjeçar Dino Muho qëndrojnë pas hekurave për vrasjen e 43-vjeçarit, Alket Muho të njohur edhe si ?informator? të policisë. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 6 shtatorit, ndonëse rasti u bë publik vetëm gjatë pasdites së asaj dite.

Fotot dhe dokumentet e siguruara tregojnë se babë e bir kanë qenë të paktën dy herë të sulmuar nga Alket Muho, por në të dyja rastet babai dhe i biri kanë kërkuar ndimën e policisë. Pra, Alket Muho ka vepruar gjithmonë si i ' fortë' dhe jo e kundërta.

Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report TV duket 20-vjeçari Dino Muho, i sulmuar në datë 20 dhjetor 2015-të me sëpatë nga Alket Muho.Për rastin e tij, i ati Hetemi ka bërë një kallëzim në polici. Nga ekspertiza e policisë shkencore rezulton se plagët e shkaktuara mund të kishin qenë fatale për të riun, por çështja është mbyllur me kaq dhe ?informatori? është lënë i lirë. Në këtë rast Hetemi që kishte konflikt me Alketin nuk zgjodhi të bëjë vetëgjyqësi.

Recommended