Transmetimet analoge do te mbyllen ne 15 Janar

  • 6 years ago
Rindizen sërish transmetimet televizive analoge. Ankesat e shumta të qytetareve që brenda 24 orëve arritën thuajse në 1 mijë, kanë detyruar Autoritetin e Mediave Audiovizive të rishikojë vendimin për ndërprerjen e transmetimeve analoge dhe ta shtyjë atë për 4 muaj më vonë.

?AMA shtyn afatin me 4 muaj, deri më 15 Janar, afatin për tu pajisur me dekoder?, tha Kreu i AMA, Gentian Sala.

Që prej të hënës, në qarqet Tiranë dhe Durrës sistemi transmetues kaloi në digjital, duke bërë që të gjithë ata që nuk ishin pajisur me dekoderin DVB T2 te mos kishin akses për të parë asnjë kanal televiziv.

Teksa shtyu afatin me 4 muaj, kreu i AMA-s apeloi që qytetaret të pajisen me dekoderin tokësor, për transmetime digjitale. Për familjet në nevojë dekoderat jepen falas, dhe deri më tani sipas kreut të AMA-s janë shpërndare 88 mijë aparate.

Category

📺
TV

Recommended