Xing me Ermalin - Aferdita Dreshaj - Emisioni 1 - Sezoni 3! (15 shtator 2018)

  • 6 years ago
?Xing me Ermalin? ka çelur sot sezonin e ri në Tv Klan. Që në nisje të emisionit, moderatori Ermal Mamaqi paralajmëroi se këtë sezon do të vijë ndryshe.

Ndryshimin ai e kishte nisur që nga veshja e tij, ku kishte zgjedhur kostum serioz me pantallona të shkurta.
?Mirëseerdhët në ?Xing me Ermalin?. Është fillimi i një edicioni hit, suksesi etj., nga këto gjërat që thuhen në fillim të një programi, por unë këtë vit do të vi komplet ndryshe.

Dhe kjo do të duket që në veshjen time. Tani burrat do fillojnë të vishen kështu sepse ne bëjmë tendenca. E di që po mendonit se unë nuk do të vishem kurrë bukur, por ja që Ledoni bën çudira?, tha moderatori./tvklan.al

Recommended