Trafik nga nisja e shkolles, 480 nxenes startojne vitin e ri mesimor

  • 6 years ago
Në disa akse të kryeqytetit që prej mëngjesit u vu re sot një trafik i rënduar për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.

Situatë më problematike ka qenë në zonat pranë shkollave, ku kanë qenë të stacionuar edhe efektivë të policisë rrugore. Një ditë më parë policia rrugore u kërkoi prindërve të shmangin qarkullimin me automjete dhe të përdornin transportin publik, ndërsa në zonat përreth shkollave nuk është lejuar parkimet i automjeteve.

Janë 480 mijë nxënës në të gjithë vendin që nisin sot vitin e ri shkollor. 32 mijë do të ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, përmes një videomesazhi uroi nisjen e viti të ri mësimor, ndërsa Kryeministri dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të jenë në shkolla të ndryshme për të uruar nxënësit.

Recommended