Report Tv-E quajti sharlatan, Gjykata pranon padinë e trajnerit Panucci kundër Nishanit
- 6 years ago
TIRANE-Gjykata ka pranuar padinë e trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Panucci kundër ish-presidentit Bujar Nishani, pasi ky i fundit e quajti sharlatan. Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani u padit në gjykatë dhe i kërkohet të paguajë 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi ndaj trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristian Panucci.
Por fillimisht gjykata nuk e pranoi duke shtyrë seancën për t?i kërkuar trajnerit që të ?riplotësojë mangësitë në padi?. Report Tv mëson se tekniku italian që drejton kuqezinjtë ka plotësuar padinë duke e depozituar në gjykatën e Tiranës. Gjyqtarja Anila Karanxha i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen.
Cristian Panucci paditi Nishanin, pasi ish-presidenti e quajti sharlatan që po shkatërron kombëtaren pas humbjes me Kosovën. Për reagimin e fortë të Nishanit në Facebook, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij. Para ndeshjes me Izraelin, referuar arsyeve të padisë ndaj Nishanit, ai tha se ?njerëzit duhet që të flasin me edukatë?.

Recommended
Rrëzohet padia kundër BD të Patozit/ Gjykata nuk pranon kërkesën e aleatëve të PD
Top Channel Albania
Beteja për Kopshtin Botanik/ Gjykata pranon padinë e FSHN, vendimi do merret nga 5 gjyqtarë
Report TV