Ora News - Shkatërrohet grupi kriminal "Bajri" emrat e 11 të arrestuarve, dy në kërkim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkatërrohet grupi kriminal "Bajri", një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit", e cilësoi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj përmes një postimi në Twitter.

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve janë pjesëtarë të fisit Bajri, ish-kampioni i boksit me Vllazninë si dhe një ish kandidat i PD-së për deputet.

Paraditen e 22 shtatorit (ora 10:00) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dolën në një konferencë për median për të dhënë detaje lidhur me arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal "Bajri"

Emrat e te arrestuarve

Prokurorja deklaroi arrestimin e 11 personave pjesë e ketij grupi kriminal ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim.

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg", për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

Vrane dhe kanosen per dhenie parash -Ata akuzohen për dy vrasje të ndodhura në vitin 2001 dhe 2002 si dhe javët e fundit akuzohen se kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie të shumave të parave

Ardi Veliu: "Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash."

Trafik droge - Gjithashtu "Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit" vijon deklarata e drejtorit te policise.

Dhjetra ore pergjime - Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal "Bajri" kanë zgjatur mbi 6 muaj. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe ...

Recommended