Ora News - Luftë korrupsionit, Basha: Sekuestrim çdo pasurie të fituar me tendera korruptive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike prezantoi platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, ndërsa kryetari Lulzim Basha paralajmëroi kompanitë private, duke theksuar se do u konfiskohet çdo pasuri e përfituar me kontrata korruptive. Sipas Partisë Demokratike në vitet e qeverisjes së Ramës, janë 2.18 miliardë euro abuzime nëpërmjet kontratave të Partneritetit Publik Privat dhe koncesioneve.

Partia Demokratike prezantoi atë që e quan platformë kundër korrupsionit dhe oligarkisë, e cila në thelbin e saj ka pamundësinë e futjes së parave të pista në ekonomi dhe shpalljen luftë koncesioneve apo kontratave të Partneritetit Pulik Privat korruptive dhe klieneteliste. Kryetari Lulzim Basha tha se vendi është në udhëkryqë ndërsa foli për një krizë të trefishtë.

Teksa tha se vetingu në politikë është pjesë e ofertës politike të opozitës, Basha paralajmëroi kompanitë private, duke theksuar se masat antimafia do të nisin nga sekuestrimi e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Jorida Tabaku, foli për bilancin e abuzimeve në sektorin e tenerderva, koncensioneve, monopoleve, duke përmendur me emra kompanitë që sipas saj janë klientë të qeverisë.

Ndërsa deputeti, Florion Mima, tha se fatura totale e abuzimit në këto 5 vite qeverisje të socialistëve kap vlerën prej 2.18 miliard euro.



Basha: Sipërmarrësit të gjithë të barabartë para ligjit

Kreu i PD, Lulzim Basha prezanton platformën për çlirimin e ekonomisë. Në një tryezë ku të pranishëm ishin edhe aleatë të PD, por edhe përfaqësues të biznesit, Basha tha se synimi është të gjitha bizneset nga më i madhi tek më i vogli të jenë të barabartë para ligjit.

Basha: Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP.

Dua të garantoj përfaqësues të biznesit të ndershëm se PD dhe aleatët tanë qëndrojnë fuqishëm në platformën tonë, pro sipërmarrjes. Por sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nesë nuk garantojmë konkurrencën e lirë në treg. Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse një grup njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jo transparente dhe akte korruptive për afera që nuk sjellin asnjë leverdi publike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-prezanton-sot-masat-antimafia-clirimin-e-ekonomise-nga-korrupsioni

Recommended