Report TV - Zjarr i madh pranë fshatrave në Fushë Arrëz

  • 6 years ago
Zjarret e fuqishme rrezikojnë dy fshatra në Fushë Arrëz, ndërsa kryetari i bashkisë Fran Tuci në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se situata është shumë e rëndë dhe nëse do të vijojë kjo gjendje alarmante rrezikohen që të shkrihen për 20 minuta dy fshatra, pasi gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Ai u shpreh se zjarri që përfshiu një zonë me pisha ka mbërritur deri në oborret e banesave, ndërsa helikopteri e ka pasur të pamundur për të ndërhyrë. 

Dy fshatrat që po rrezikohen nga zjarri masiv prej tre ditësh janë Tuc dhe Lumbardhë. Report Tv siguron pamjet e para nga zjarri masiv që ka përfshirë dy fshatrat, ndërsa banorët e zonës të mbështetur nga forcat e FA vijojnë betejën me flakët.  Sipas Ministrisë së Mbrojtjes përveç helikopterit në operacion në Fushë Arrëz prej orësh janë angazhuar edhe dhjetëra efektivëve të repartit ushtarak të Vaut të Dejës. Në muajin shtator janë shënuar mbi 100 vatra zjarri, ndërsa ministrja e Mbrojtjes deklaroi dje se pjesa më e madhe janë të qëllimshme.

Recommended