Rexhep Rraja lë paraburgimin në Durrës, niset për në Gjykatën e Krujës

  • 6 years ago
Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është nisur për në Gjykatën e Krujës ku do të njihet me masën e sigurisë.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, Rexhep Rraja shihet teksa lë paraburgimin në drejtorinë e policisë së Vlorës dhe futet në furgonin e policisë.

I veshur me xhup të kuq, Rexhep Rraja do të njihet sot me masën e sigurisë. Ai u arrestua ditën e diel, në një biznes në Rinas teksa po qëndronte tek miqtë e tij.Që prej gati një jave, Rexhep Rraja është përfshirë në një debat politik, pas denoncimit të Xhisiela Malokut për përndjekje dhe dhunë.

Prokuroria e arrestoi me akuzën e përndjekjes, ndërkohë që opozita vazhdon akuzat ndaj qeverisë se arrestimi ishte fasadë dhe nën presionin publik mbi babain deputet të Rrajës, por edhe mazhorancën socialiste.

Recommended