Report Tv-'Do iki nga kjo botë', gardisti vret veten në ambientet e Gardës

  • 6 years ago
TIRANE - Një punonjës i Gardës së Republikës i identifikuar si Arjol Mançe, 30-vjeç me origjinë nga Përmeti dhe banues në Tiranë, ka vrarë veten me armën e shërbimit brenda në ambientet e Gardës së Republikës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00. Mësohet se Gardisti ka qenë në kushte të rënduara psikologjike në momentin kur ka kryer aktin e vetëflijimit. Report Tv ka mësuar se gardisti pak sekonda përpara se t'i jepte fund jetës, ka lënë një shënim në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës, duke paralajmëruar fatin tragjik.

Do vras veten. Do iki nga kjo botë.

Shënimi i Arjon Mançe në librin e shënimeve të Gardës
Ndërkohë, gjithashtu burime pranë Gardës së Republikës bënë të ditur për Report Tv se gardisti 30-vjeçar ka qenë me shërbim me trupat komando në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s për paqen dhe sigurinë në vendin e trazuar nga talebanët, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri disa kohë më parë.

Recommended