Zv/ambasadorja e SHBA: Hetoni Tahirin

  • 6 years ago
Gjashtëmbëdhjetë magjistratët e sapodiplomuar janë shpresa që sisitemi i ri i drejtësisë të shpetojë nga korrupisoni. Në mungesë të ambasadorit, e ngarkuara me pune e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, foli me emra kur theksoi rëndësinë që ka lufta kundër lidhjeve të politikës me krimin.

"Duhet të vijojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Shullazit. Brezi i korruptuar duhet të largohet së shpejti dhe ju duhet të ndërtoni një sistem të drejtë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë luftën kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që përdorin opozitat e tyre për t?u pasuruar".

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve, diplomatja amerikane i kërkoi politikës të zhbllokojë ngritjen e oraganeve të Vettingut.

"Politika duhet të punojë së bashku për të miratuar pr/ligjin për Shkollën e Magjistraturës. Ngritja e SPAK-ut dhe e BKH-së duhet të arrihet sa më shpejt. Sistemi i drejtësisë së nesërme varet nga veprimi i Kuvendit sot".

Kreu i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi kritikoi Parlamentin që sipas tij po mban peng emërimin e 16 magjistratëve të rinj pasi nuk ka kaluar ligjin për ta.

Recommended