Ora News - E denoncoi për plagjaturë, mjeku Muka: Zv/ministri i Arsimit të japë dorëheqjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjeku dhe studiuesi Taulant Muka, i cili denoncoi rastin e zv/ministrit të Arsimit Ervin Demo, duke e akuzuar për plagjaturë, pret që ky i fundit të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga detyra.

Muka: Është shumë e thjeshtë, patjetër dorëheqjen e zv/ministrit të Arsimit ose shkarkimin e tij. Këtë e ka treguar edhe bota perëndimore.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Muka tregoi si e zbuloi plagjaturën e artikullit të zv/ministrit.

Muka: Unë jam studiues dhe duke qenë studiues ti ke kuriozitet. Kjo është bota kërkimore. Të kesh kuriozitet për diçka dhe kjo betejë e imja për Universitetin në Shqipëri ka filluar që në prill. Duke kërkuar për botime të ndryshme, më rastisën edhe botimet e zv/ministrit dhe është shumë e thjeshtë nga se është kopjuar. Mjafton të bësh copy paste, të kopjosh një pjesë të paragrafit vendose në google dhe ti do shikosh nga është kopjuar kjo pjesë. Të njëjtën gjë bëra dhe unë. Pastaj ka edhe mekanizma të tjera që janë softwere të plagjaturës që dallojnë dhe janë të nevojshme që ne si shoqëri ti vendosim.

Ai tha se ka edhe shumë raste të tjerë të fenomenit të plagjaturës, duke përmendur edhe profesorët e fakulteteve të ndryshme, të cilët i japin studentëve materiale të kopjuara. Por pse zgjodhi të publikojë rastin e zv/ministrin e Arsimit?

Muka: Unë bëra publik rastin e zv/ministrit të Arsimit për shkak se mban një pozicion në këtë shoqëri që bën politikat, në rastin konkret të arsimit të lartë. Si është e mundur të bësh politikat e arsimit të lartë kur zv/ministri i Arsimit të gjithë karrierën e tij akademike e ka pasur mbi materiale të kopjuara. Po a mund t'i besohet një personi të tillë apo personave të ngjashëm që të dalin garant për reformat në arsimin e lartë, që të dalin garant që ajo që jepet në universitete është e cilësisë së lartë, apo që të jenë garant për gjithçka që universiteti duhet t'i ofrojë në mënyrë cilësore studentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-denoncoi-plagjature-mjeku-muka-zvministri-i-arsimit-te-jape-doreheqjen

Recommended