Ora News - "Babalja" konspiracion? Basha i përgjigjet Ramës: Metodë enveriste

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama se "Babalja 1" ishte një konspiracion për rrëzimin e qeverisë. Vetëm një orë pas deklaratës së Ramës, Basha i tha gazetarëve se kjo është një medotë enveriste.

Basha: Tani në këto momente ku është, e vetmja që kontrollon Edi Ramën është godina e kryeministrisë. Ka humbur çdo kontroll mbi territorin, ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, ka përqafuar metodën enveriste të konspiracioneve. E dëgjuat si tha sot? Ne! Kush ne?! Ti je ekzekutivi, ka parlament, ka prokurori. Kush ne? Shteti dhe partia do të zbulojë konspiracionin?! Shumica prej jush jeni të rinj, por kjo është mënyra enveriste.

Sa herë kishte një skandal zbulohej konspiracioni. Ka kaluar me të njëjtin verb si në kohën e Enver Hoxhës. Ka zbuluar konspiracion nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor.

Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale që të paraqesë lidhjet kriminale si konspiracion në kohën e Enver Hoxhës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/babalja-konspiracion-basha-i-pergjigjet-rames-metode-enveriste

Recommended