Braimllari në 45 minuta: Rama do ketë fatin e diktatorëve, do e largojmë edhe me revoltë

  • 6 years ago
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i ftuar në emisionin ?45 minuta?, në një bashkëbisedim me gazetarin Denis Minga, ka folur për situatën politike në vend. Braimllari ka thënë se vendi është në një kolaps institucional, pas bllokimit të formimit të KLGJ dhe KLP.

Kjo që ky bën rrëzon të gjithë atë që ne kemi bërë. Në raport me parlamentin këtu s?ka gjykatë kushtetuese. E ka mbyllur Edi Rama. S?ka patur vullnet. Gjykata Kushtetuese është mbyllur me arsye prej tij. Shiko që një gjyqtar me 90 mln lekë e kalon, ndërsa një tjetër nuk kalohet me më shumë pak arsye, kjo tregon se ky ka një listë të bardhë dhe një listë të zezë.

Endrit Braimllari, deputet i LSI
Braimllari ka thënë se procesi i Vettingu-t është selektiv dhe se vëmendja e qeverisë është zhvendosur nga problemet reale të vendit dhe se qytetarët janë sot më të varfër se kurrë.

ONM thotë se prokurorë të vecantë kanë probleme, këta i kalojnë. Këtu sistemi është në ngërc. Kjo është strategjia e tij. Qeveria s?mbron interesat e vendit, as kryeministri. Qeveria dhe kryeministri mbrojnë bandat. Të njëjtën gjë ka bërë kur doli edhe Zagani, tha që do vinte ligj për shpifje. Sot njerëzit janë më të varfër se kurrë.

Endrit Braimllari, deputet i LSI
Deputeti i LSI, ka paralajmëruar se opozita do të zhvillojë një sërë protestash të cilat do të kulmojnë me largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Braimllari tha se Rama do të largohet si diktator.

Recommended