Ora News - Basha: Masakra e Matit frymëzohet nga krimi qeveritar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte mbrëmjen e sotme në familjet e 3 viktimave të ditës së djeshme në Mat për tu shprehur ngushëllimet për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

Basha gjithashtu vizitoi edhe të plagosurin Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrrelit.

Pas daljes nga spitali kreu i opozitës tha se masakra e djeshme është e frymëzuar nga krimi në pushtet.

Basha: Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për 3 familjet matjane që kanë humbur të dashurit e tyre. Dy djem të rinj dhe një baba bashkëshort në këtë ngjarje makabër, këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Matit, Kryetarin e Bashkisë së Klosit, deputeten Dhurata Çupa, kryetarin e PD-së, kemi qenë për ngushëllim tek familjet e Mentor Hoxhës, Erzen Alisë dhe Hamit Bucit dhe sapo kam vizituar dhe Atrit Hanin i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit. Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët, ajo tregon kapitullimin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë.

Modeli nga të cilat frymëzohen këto ngjarje kriminale ku 5 njerëz kanë humbur jetën brenda 24 orëve është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja. I bëj thirrje kryeministrit të kyçë gojën që e përdor me fjalor harbuit për çdo gjë dhe tu shprehë ngushëllimet 3 familjeve dhe në veçanti familjarëve të 3 viktimave të kësaj masakra shtazarake, tu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse kjam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk e zëvendëson ndjenjën e pasigurisë që mbijeton dhe as të ngushëlloj për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-masakra-e-matit-frymezohet-nga-krimi-qeveritar-opozita-do-vije-me-dore-te-hekurt-rendin

Recommended