Ora News - PD e akuzon se ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, reagon Balla

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ironizuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për paketën antishpifje, duke deklaruar se nuk ka departament e prokurori që të mbulojë lidhjet e PS me krimin e organizuar.

Salianji: Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit është realiteti që sheh sot çdo shqiptar. Edi Rama, i vetmi Kryeministër në botë që për të mbrojtur krimin e organizuar, njoftoi dje ngritjen e Departamentit Antishpifje, duhet të ketë të qartë se nuk ka Department, prokurori e gjykatë, që mbulon lidhjen e tij, ministrave e deputetëve të tij, me eksponentët e krimit të organizuar.

Në një dalje për mediat, Salianji tha se Balla ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Udhëtimet sipas tij janë kryer me makine dhe avion.

Salianji: Sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:

1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.

2) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.

3) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.

Deputeti demokrat tha se është fakt se Balla gjatë historikut të udhëtimeve gjatë periudhës që qeveris Rama, ka përdorur plot 18 herë charter-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me charter nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Begos.

Salianji: Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.

Është fakt se qytetarët shqiptarë, në shumicën dërrmuese të tyre, nuk sigurojnë dot ushqimin për fëmijët e tyre, nuk sigurojnë dot librit për shkollimin e fëmijëve.

Por Taulanti nga Librazhdi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përdor CHARTER për udhëtime jashtë vendit, me vlerë minimalisht 600 mijë euro për 18 udhëtime.

Edi Rama, Taulant Balla dhe Departamenti i Shpifsëve në PS, duhet të japin sot sqarime:

· Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?

· A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?

· Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?

· Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?

· Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A ...

Recommended