Veliaj përuron skulpturën “COSMIC S” tek “Zogu i Zi” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?COSMIC S? është instalacioni i realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Vepra është vendosur në lulishten e rrethrrotullimit tek ?Zogu I Zi?, në hyrje të Tiranës.Inaugurimi i saj u bë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.Erion Veliaj: ?Pas një pune të jashtëzakonshme disamujore qyteti ka një dhuratë nga ata që janë gjithmonë qytetarë me zemër, me dashuri dhe me kokën mbrapa në Shqipëri. Është një dhuratë e dyfishtë: miqtë tanë libanezë kanë dhuruar infrastrukturën e ?Zogut të Zi? me shatërvanët, një hapësirë e gjelbëruar, që pastron ajrin në një zonë ku realisht ka trafik, ndërsa qershia mbi tortë është kryevepra e mikut tonë, Helidon Xhixha, i cili sot ka një reputacion të jashtëzakonshëm si një artist ndërkombëtar.Veliaj vlerësoi punën e artistit Helidon Xhixha.Megjithatë geni, rrënja dhe pasioni i shqiptarit është gjithmonë i dukshëm. Të jemi shumë mirënjohës! Ai sot është një nga artistët më të çmuar, veprat e tij kushtojnë miliona euro, por i kushtoi 3 muaj të jetës së tij krijimit të një kryevepre për Tiranën tonë, që vjen si simbolikë e fuqishme e transformimit të Tiranës, S-ja kozmike.Instalacioni ?Cosmic S? është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme, të dyja të domosdoshme për të bashkë-ekzistuar në një shoqëri.

Recommended