• 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ratifikimi i marrëveshjes për bashkëpunimin ndërkufitar, pjesë e programit IPA 2, edhe pse bëhet fjalë për para të BE të ardhura në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka kaluar lehtë në komisionin e jashtëm.

Deputeti Bashkim Fino ka kërkuar nga drejtorja e progrmaeve IPA në ministrinë e Jashtme, më shumë detaje nga këto financime në mënyrë që ligjvënësit të jenë më të informuar për atë që votojnë.

Fino: Këto alokime të 2016 ku janë, ku shkuan dhe çfarë është bërë, cilat janë listat e investimeve? Unë nuk i kam.

Shqetësimin e Finos e ndau dhe kryetarja e Komisionit Mimi Kodheli, e cila tha se nëse këto financime janë të dështuara atëhere deputetët nuk kanë pse ti votojnë.

Kodheli: Autputi që del nga këto projekte mund të lënë për të dëshiruar. Nuk ta miratoj këtë 15% më.

Drejtorja Daniela Çekani u shpreh se Parlamenti miraton vetëm rregullat dhe fondin e përgjithshëm, por nuk mund të ketë më shumë informacion sepse sapo është hapur thirrja për aplikime dhe nuk dihet se ku do shkojnë financimet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debate-fondet-ipa-ii-fino-dhe-kodheli-kritika-projektligjin-nuk-ka-detaje

Category

📺
TV

Recommended