Report Tv-Veliaj me studentët e rinj: Gjithkush ka shans t'ia dalë me sukses në Tiranë

  • 6 years ago
Edhe këtë vit të ri akademik Tirana mikpriti mijëra studentë të ardhur nga rrethe dhe treva të ndryshme të Shqipërisë. Rreth 20 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve. Për t?i uruar mirëseardhjen në rrugëtimin e tyre të ri në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë dhe të rejat në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku theksoi se investimi më i madh për një vend është tek arsimi.

Veliaj tha se pavarësisht skeptikëve, shtimi i Tiranës me studentë dhe me qytetarë të devotshëm, e bën qytetin më të mirë. ?Pyetja është se çfarë do të bëjmë me jetën tonë? Mund të vijmë vërdallë tre vite nëpër Tiranë, ose mund të themi: Hej, kjo është maratonë, duhet vrapuar përditë sepse ndërkohë që ti je pushim, po vrapon dikush tjetër. Nëse dikush vjen nga një provincë e Shqipërisë, duam ta dini se në Tiranë ju presim krahëhapur, ju respektojmë, dhe jemi tifozët më të mëdhenj të suksesit tuaj. Besojmë se shtimi i Tiranës me studentë të mirë, me njerëz të mirë, me qytetarë të devotshëm, me njerëz të rinj pasionantë, e bën qytetin më të mirë, jo më të keq?, nënvizoi ai.

Recommended