Ora News - Demalia: Gjendja është alarmante, shkojmë nga qelbësira në qelbësirë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Demalia në një lidhje për skype në "360 Gradë" në Ora News, tha se gjendja ku ndodhet Shqipëria është e rëndë dhe fajtor për këtë nuk është përgjegjës vetëm Edi Rama, por e gjithë shoqëria që është kompromentuar.

Pjesë nga debati:

Zheji: Më thuaj nga babëzia apo nga padia është ky arkivol ekonomik që projektohet për 15-20 vitet e ardhshme.

Demalia: Unë them edhe më shumë, nga babëzia, padija dhe poshtërsia e qeveritarëve që kemi pasur, sidomos gjatë këtij tranzicioni. Nuk është e vështirë për të kuptuar situatën që ndodhemi ne sot. Problemi është fare i thjeshtë. Ne kemi dështuar edhe si klasë ekonomistësh, si politikanë. Kjo gjendje nuk është vetëm e Edi Ramës. Edi Rama ka një mijë poshtërsira.

Nga qelbësira shkojmë në qelbësirë. Të gjithë janë të kompromentuar me regjimet shtetare politike. Kanë kompromentuar jo vetëm sistemin, por edhe sistemin e edukimit. Çfarë studentësh ka prodhuar shkolla ku jep mësim Civici, që nxjerr studentë si Xhisiela që është bërë qendra e botës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demalia-gjendja-eshte-alarmante-shkojme-nga-qelbesira-ne-qelbesire

Recommended