Autobusi i Kamzes perplaset me murin e pallatit

  • 6 years ago
Për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja të rënda një aksident i ndodhur pranë kthesës së Kamzës. Autobusi i linjës Kamëz ? Tiranë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin e një pallati, sikurse duket edhe në foto.


Dy persona, at e bir të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar, rrezikuan seriozisht jetën. Autobusi përplasin djalin, por ky i fundit pësoi goditje të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak i ngjarjes mendohet të ketë qenë jnë defekt teknik në sistemin e drejtimit të autobusit.

Përveç panikut, pasagjerët që ndodheshin në autobus nuk kanë pësuar lëndime serioze. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për këtë aksident. /tvklan.al

Recommended