Ora News - Kirurgjia plastike, shqiptarët më të interesuar për rimodelimin e hundës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trendi i operacioneve plastike po njeh rritje në Shqipëri. Rimodelimi i hundës është ndërhyrja që haset më shpesh, ndërsa vendi ynë po preferohet edhe nga të huajt.

Vetëbesimi i ulët apo edhe dëshira për një pamje më të bukur shpesh i çon qytetarët drejt kirurgjisë plastike trendi i së cilës vitet e fundit po njeh rritje.

Në Shqipëri grupmosha më e interesuar për operacione estetike është 25 deri në 35 vjeç, ndërsa ndërhyrja që haset më shpesh është ajo e rimodelimit të hundës.

Lida Hoxha: Numri më i madh i madh i ndërhyrjeve është tek hunda, pastaj janë ndërhyrjet në gjoks dhe bark. Gjithashtu shumë e preferuar është dhe heqja e dhjamit në zona të lokalizuara.

Doktoreshë, Lida Hoxha, thotë se vendi ynë po preferohet edhe nga të huajt për operacione estetike.

Çmimet e arsyeshme por edhe stafi i kualifikuar i mjekëve, janë arsyet që po zhvillojnë turizmin e kirurgjisë plastike në Shqipëri.

Lida Hoxha: Italianët më përpara do të preferonin Kroacinë, Bullgarinë për të mbaruar një ndërhyrje, tashmë në preferencat e tyre gjithnjë e më shumë po futet Shqipëria. Do të na preferonin dhe për një çmim të mirë, kualitetin profesional të mjekëve dhe kushtet shumë të mira spitalore dhe hotelerie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kirurgjia-plastike-shqiptaret-me-te-interesuar-rimodelimin-e-hundes

Recommended