Arrestohet ish-deputeti socialist Arben Ndoka
- 6 years ago
Ky është momenti kur Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste të Lezhës shoqërohet në pranga për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga forcat RENEA. Pamjet ekskluzive të Tv Klan e filmuan pasditen e kësaj të diele.
Përveç Ndokës, në pranga janë vënë edhe disa persona të tjerë që futen bashkë me të në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burime zyrtare konfirmojnë se emri ish-deputetit ka dalë në bisedat e një grupi kriminal bashkë me disa zyrtarë të tjerë të lartë dhe është pjese e një hetimi për tjetërsimin e një prone shtetërore te zona e quajtur si ?Rana e Hedhun?. Mbi Ndokën rëndojnë akuzat ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve?, ?Shpërdorimi i tokës?, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Sipas policisë arrestimi i Ndokës është i lidhur me abuzimet me toka e troje në zonën e Shëngjinit, ku u arrestuan 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë. Disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.
Arben Ndoka e mori mandatin e deputetit të Lezhës në legjislaturën e kaluar, por në Shtator të vitit 2015, e dorëzoi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Ndaj tij kishte një dënim në Itali për shfrytëzim prostitucioni.Tv Klan