Basha: Kapen cironkat që të shpëtojnë “peshq të mëdhenj” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lulzim Basha është i bindur se peshqit e mëdhenj nuk janë arrestuar ende, madje po tentohet që dosjet e tyre të shkaterrohen. Kreu I PD përmendi këtu si shembull Vangjush Dakon, dosja e të cilit sipas liderit të opozitës, po tentohet të shkatërrohet me iniciative drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Basha shton se me arrestimin e Ndokës, Cukos apo disa anëtarëve të grupeve kriminale, policia e shtetit dhe krimet e rënda kanë çuar pas hekurave vetëm cironkat, te cilet sipas tij shume shpejt do te lirohen.?Mosarrestimi dhe manipulimi i dosjes hetimore për t?i ushqyer me disa peshq të vegjël është ajo që po ndodh. Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Donika Prela po bëjnë gjithçka që hetimi të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm të disa deputetëve dhe cironkave të tjera. Dako duhet te arrestohet, eshte fakti qe dosja e tij hetimore po manipulohet. Nuk eshte se kemi ndonje gje te re. Jane kapur ca peshq te vegjel te cilet shume shpejt do te lirohen.?

Recommended