Rudina - Si te vishemi per "Halloween"! (24 tetor 2018)

  • 6 years ago
Halloween-i është festë amerikane. Legjenda thotë se shpirtrat mblidhen së bashku më 31 Tetor, për t?u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Festa e Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.

Në Shqipëri, kjo festë po merr përmasa të mëdha duke u bërë ditë e veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhë të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz që kanë krijuar një stil të tyre.

Për të folur për Halloween-in, kostumet e çdo gjë tjetër rreth kësaj feste ishte në emisionin ?Rudina? Fashion Bloger-ia Anxhelina Kotorri.
?Festën e Holloween unë personalisht mezi e pres. Prej katër vitesh e festoj dhe është një ditë ku çdo detaj është i lejueshëm. Për Holloween gjithkush mund të bëjë idhullin e tij. Dhe nëse nuk doni të vendosni një maskë, mund të përdorni një make up të veçantë. Toni i kuq dhe buzëkuqi i kuq janë në tred këtë vit dhe mund të përdoren edhe për Holloween. Mund të jeni të bukur ose të frikshëm në këtë festë? tha Kotorri./tvklan.al

Recommended