Ora News - BE jep 70 mln euro për agroturizmin, Soreca: Kapeni këtë mundësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Durrësi, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i bëri thirrje fermerëve shqiptarë të aplikojnë për të përfituar nga FONDi IPA, i cili akordon mbi 70 milionë euro për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe agroturizmin. Bashkë me të, edhe kryeminsitri Rama bëri thirrje që fermerët të aplikojnë për ato kultura që qeveria mbështet, pasi për të tjerat nuk do të ketë financime.

Bashkimi Europian nëpërmjet fondeve IPA do t?i akordojë Shqipërisë mbi 70 milionë euro në sektorin e agroturizmit.

Krenar për këtë vendim, përfaqësuesi i Brukselit në Tiranë, Luigi Soreca, i bëri thirrje fermerëve të aplikojnë pasi ky është momenti.

Luigi Soreca: Jam krenar që Shqipëria mund të fillojë implemetimin e programit IPA. Do doja të thoja që kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë. Ju inkurajoj fort të jeni shumë proaktivë dhe të përfitoni mundësitë e hapura nga fondet IPA 2. Nëse keni ide, nëse keni ëndrra për aktivitetin tuaj, tani është koha të kapni mundësinë tuaj.

Një ditë të mirë e quajti edhe kryeministri Rama, i cili tha se vështirësia tani është jo të gjejnë fonde, por të mund t?i shpërndajnë të gjitha paratë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/be-jep-70-mln-euro-agroturizmin-soreca-kapeni-kete-mundesi

Recommended