Sfidë e vështirë, Kosova një njohje në vitin 2018 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Viti 2018 ka qenë sfidues për politikën e jashtme të Kosovës, e cila po sfidohet nga Serbia dhe mosnjohja e pesë vendeve anëtarë.Shteti i Kosovës ka ngecur sa i takon njohjeve të reja, ndërsa ka përparuar në aspektin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike.Kështu u tha në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike me ku u publikua dhe raporti ?Vjetari i politikës së jashtme kosovare?.Koordinatori në Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Butrit Berisha tha se në bazë të këtij raporti del se Kosova nuk ka përparuar sa i takon njohjeve të reja, pasi që është njohur vetëm nga Barbadosi. Ndërsa, diplomacia kosovare në vitin 2018 ka arritur sukses vetëm në aspektin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.Ky raport e ka theksuar edhe zbehjen e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me vendet mike si Amerika, për shkak të mospajtimeve publike si për çështjen e demarkacioni, shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërsa me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë pasur qëndrime të kundërta për idenë e korrigjimit të kufijve.

Recommended