Ish-shefi i Specialeve: RENEA veproi sipas ligjit në Bularat, efektivi s'merr urdhër për armën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-drejtuesi i RENEA-s, thotë se reparti ka vepruar konform ligjit në ngjarjen e Bularatit.

I ftuar në Ora News, Sadetin Fishta, duke shpjeguar procedurat që ndiqen në raste të tilla, tha se efektivët e RENEA-s i kanë ezauruar të gjitha,

Fishta: Nuk nisem nga komentet që bën politika por duke ditur si funksionon reparti RENEA mund të them dy gjëra lidhur me procedurat e hyrjes në veprim të forcave speciale RENEA. Forcat RENEA hyjnë gjithmonë në një situatë kërcënuese, kur një person kërcënon me armë popullatën ose forcat e Policisë, i përgjigjet kundërveprimit të policisë m e armë. Në rastin konkret, RENEA ishte brenda kushteve ligjore për të marrë pjesë në këtë situatë, për të neutralizuar personat që me armë kërcënojnë qytetarët ose vetë forcat e rendit që kryejnë një detyrë të caktuar në një territor të caktuar.

RENEA ka kryer të gjithë procedurat në lidhje me operacionin. Pas marrjes së urdhrit RENEA ka vepruar në territorin ku ka ndodhur ngjarja, është marrë me personin konkret dhe gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me aktivitetin kriminal të tij dhe rrezikshmërinë që paraqet. Duke pasur në dorë në armë që mund të rrezikojë jetë njerëzish dhe kjo armë është përdorur nga personi që kishte rrezikshmëri shoqërore shumë të madhe, RENEA ka filluar operacionin duke zbatuar procedurat standarde të forcave speciale.

Fishta thotë se RENEA nuk merr urdhër për përdorimin e armës, reagon në përputhje me ligjin në kushtet e mbrojtjes dhe nevojës ekstreme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-shefi-i-specialeve-renea-veproi-sipas-ligjit-ne-bularat-efektivi-smerr-urdher-armen

Recommended