Nis ndertimi i urave ne Rrugen e Kombit

  • 6 years ago
Urat që i mungojnë Rrugës se Kombit janë duke u ndërtuar nga autoriteti rrugor shqiptar.

?Mendojmë që brenda vitit të mbarojë kjo urë, ura numër 5 dhe të gjithë urat e tjera.?

Kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës nuk e kursejnë ironinë për paraardhësit që e inauguruan këtë aks te rëndësishëm pa u përfunduar krejtësisht projekti.

?Kjo histori dihet. Mbetën borxhet. U lanë borxhet. Mbetën kilometra pa u bërë. Janë bërë një pjesë e madhe, por finalizimi i kësaj vepre është shumë i rëndësishëm, se këtu ishte e gjithë ajo gryka e shishes që krijoheshin aksidente, që krijoheshin situata emergjence dhe ajo që është më e rëndësishmja është që, paralelisht me përfundimin e investimeve për Rrugën e Kombit, ne të kemi tani të gjithë sistemin e sigurisë të krijuar nga pagesa e rrugës?, tha Rama.

Pjesë e kontratës koncesionare për mirëmbajtjen e rrugës është dhe ndërhyrja në tunelet e Kalimashit, që sipas ministrit ishte seriozisht i rrezikuar.

Gjatë qëndrimit të qeverisë në fillim javë në Kukës, kryeministri ka inspektuar dhe pikën e kalimit kufitar të Morinës që është rikostrukturar me njw fond tw qeverisw dhe BE.

Ky investim në infrastrukturë dhe teknologji i paraprin hapjes së pikës kufitare dhe doganore të përbashkët me Kosovën, vendim që do të zyrtarizohet në mbledhjen e 2 qeverive në mesin e këtij muaji në Pejë.

Category

📺
TV

Recommended