"Ju flet Moska": Shteti shqiptar ishte ilegal sot në Bularatin e Kaçifas

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ceremonia e varrimit të Kostandinos Kaçifas që u shndërrua në një miting ekstremistësh grekë, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Sipas Myftaraj, në gjithë këtë shfaqje ekstremizmi që u demostrua në Bularat, Policia shqiptare ishte ilegale.

Myftaraj: Sot në fshatin Bularat të zonës minoritare greke të Dropullit u krye varrimi, ceremonialet mortare të minoritarit grek me shtetësi shqiptare dhe greke Kostandinos Kaçifas, i cili u vra në një përplasje me armë me policinë shqiptare.

Ceremonia mortore ishte më tepër ceremoni politike vori-epiriote. U thanë dhe u bënë shumë gjëra të dënueshme nga ligji. U bënë thirrje që dënohen të paktën nga çereku i kodit penal të Republikës së Shqipërisë, pati thirrje që shkonin deri në ftesë për kryengritje vorio-epiriote për çlirimin e Vorio Epirit.

Në të gjitha këto policia e shtetit shqiptar ishte e pranishme në minimum dhe pa uniformë, ishin me veshje civile. Ndërkohë vetë Kaçifas ishte i veshur me veshje ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek.

Flamuri grek i takon se është minoritar, por unforma ushtarake është një provokim i dënueshëm nisur nga rrethanat që u vra ai, duke sfiduar me armë policinë e shtetit shqiptar.

Policia e shtetit shqiptar brenda territorit të Shqipërisë, në të drejtën e saj për të qenë e pranishme, u shfaq ilegale. Nuk ka asnjë njoftim nga policia për aktet e dënueshme që kanë ndodhur sot në Bularat. Nuk ka asnjë njoftim nga prokuroria, aty duhet të kishin qenë dhe prokurorë të Krimeve të Rënda.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-shteti-shqiptar-ishte-ilegal-sot-ne-bularatin-e-kacifas

Recommended