85-vjetori i koreografit, Adela Muçollari: E lumtur që kërcej ‘Zhizelin’ e Agron Aliajt

  • 6 years ago
Një ditë Adela Muçollari do t?ia shpërblente më së miri mjeshtrit që ia besoi rolin kryesor të Zhizelit në moshën 18-vjeçare. Dhe rasti erdhi...! Baleti ?Zhizel? është rikthyer mbrëmë në skenën e ?ArTurbinës?, plot 30 vjet nga ngjitja e parë në skenën shqiptare, në nder të 85-vjetorit të lindjes së koreografit, ?Mjeshtrit të Madh? Agron Aliajt.

Ndërkohë që ?Zhizel? do të vijojë të ngjitet në skenë edhe në datat 10 dhe 11 nëntor, mbrëmë interpretimi i primabalerinës Adela Muçollari ishte gjëja e parë që binte në sy. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një vepër të fortë nga ana emocionale, që shkon deri në tragjedi. Adela Muçollari e di këtë dhe i fal gjithë ndjeshmërinë e saj personazhit. Sytë dhe mendja e publikut janë drejtuar nga ajo.

Në intervistën për ?Shqiptarja.com? primabalerina Muçollari shprehet se: Fakti që kam punuar me mjeshtrin Agron Aliaj, më bën të jem akoma më e ndjeshme për këtë balet. Ai besoi tek unë dhe unë dhe ja pas shumë viteve ngjitem në skenë në rolin kryesor si primabalerina e baletit të tij të dashur ?Zhizel?. Është një mrekulli kjo që ndodh sot?

Edhe koreografja Enada Hoxha është e emocionuar për këtë premierë përkujtimore. ?Struktura e koreografisë është realizuar nga origjinali dhe punuar nga mjeshtri Agron Aliaj, por si produksion është komplet i ri.?, shprehet Hoxha. E emocionuar është edhe primabalerina Ledia Sulaj, që ky balet i dedikohet Mjeshtrit të Madh Agron Aliajt.

Recommended