Ora News - PD kërkon arrestimin e Dakos, LSI pyet: A është kthyer Rama në kredi bankare të tij

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita kërkoi sërish sot arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i faktuar sipas tyre se ka kryer krim elektoral në zgjedhjet e shkuara.

Klevis Balliu nga Partia Demokratike tha se Vangjush Dako është simbol i pushtetit ilegjtiim të Edi Ramës. Balliu tha se Dako bleu votat me bandat në shkëmbim të favoreve e pasurisë dhe se duhet të paguajë me burg krimin elektoral.

Balliu: Përgjimet e dosjes 339 e provojnë qartë krimin elektoral të Vangjush Dakos, i cili është tani më i vetmuar se kurrë në publik. Edi Rama po e mbron me metoda mafioze, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e Prokurorisë dosjen e pushtetit të tij ilegjitim, por as vetë Rama nuk guxon ta mbrojë në publik bashkëpunimin e Vangjush Dakos me kriminelët.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-kerkon-arrestimin-e-dakos-lsi-pyet-eshte-kthyer-rama-ne-kredi-bankare-te-tij

Recommended