Report Tv-Apeli shtyn për të enjten vendimin për grupin e Shijakut

  • 6 years ago
TIRANE - Apeli i Krimeve të Rënda shtyn për të enjten seancën në ngarkim të grupit "Advylaj" të arrestuar në kuadër të operacionit "VOL-VO4", të cilët kërkojnë lirinë. Pas tetë orë me radhë, Gjykata e Apelit të Krimeve nuk arriti të marrë një vendim për ankimimin e 24 të pandehurve. Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë, në Apel ishin të pranishëm vetëm 16, ndërsa mungonin 8, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, njëherazi ish-drejtor i Burgjeve, të cilët përfaqësoheshin nga avokatët. Mes të pranishmëve në seancën e sotme ishte edhe nja nga koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili ka thirrur nga kafazi i hekurt ku ndodhej ?Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet??.

Pas kesaj deklarate ka reaguar Partia Demokratike dhe vete Vangjush Dako.

Emri i Dakos për lidhjet me vëllezërit Avdyli doli para disa ditësh pas publikimit të tre përgjimeve para dhe pas zgjedhjeve të 2017. Në njërën nga bisedat e përgjuara, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, që është Astrit Avdyli. Sipas transkriptit të kësaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin për ta falënderuar dy ditë pas zgjedhjeve të 2017.

Grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e PS
Në 24 tetor në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u liruan, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje. Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit. Kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdyli akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Recommended