Ora News - OSHEE ble 7 mln euro energji elektrike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është detyruar që të blejë mbi 7 mln euro energji elektrike për pjesën e dytë të muajit nëntor. Kjo situtatë ka ardhur si rezultat i mungesës së reshjeve kohët e fundit çka ka ndikuar direkt në rezervën ujore të heceve dhe në prodhimin e energjisë elektrike.

Moti i thatë gjatë vjeshtës ka ulur ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike. Kjo ka detyruar OSHEE që të importojë mbi 7 mln euro energji elektrike për të plotësur nevojat e vendit për periudhën 16-30 nëntor.

Çmimi mesatar me të cilin është blerë energjia për nëntorin është rreth 92.25 euro për megavat ndërsa mësohet se ka pasur vështirësi për realizimin e blerjes së energjisë pasi janë zhvilluar disa faza negociatash dhe blerja është siguruar nga 6 kompani.

Për të plotësuar nevojat në një kohë që rezervat hidrike në kaskadën e Drinit kanë qenë në minimum OSHEE bleu rreth 9 mln euro energji elektrike edhe gjatë tetorit duke e çuar vlerën në 16 mln euro në vetëm dy muaj.

Nga të dhënat e Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare rezulton një ulje e ndjeshme e rezervës energjetike në raport me muajt e mëparshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/oshee-ble-7-mln-euro-energji-elektrike

Recommended