Ora News - Bora bllokon rrugën, pala greke në Kapshticë ndalon lëvizjen e autobusëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Moti i keq dhe bllokimi i një aksi rrugor në Greqi ka detyruar palën greke në doganën e Kapshticës të mbyllin qarkullimin për kalimin e autobusëve dhe të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Në një njoftim për mediat, policia kufitare e Kapshtices thotë se do të lejohen të kalojnë në territorin grek vetëm autoveturat, por edhe ato me zinxhir.

"Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor. Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë", thuhet në njoftim.

Po ashtu Policia Kufitare, apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anullojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.

Bora sjell gëzim e probleme, në Dardhë vërshojnë turistët, por bllokohet rruga

Në qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve u shfaqën problematikat e para.

Në Dardhë, ku trashësia ka arritur deri në 40 centimetra, dëbora është një ftesë për turistët që këtë fundjavë janë të shumtë.

Por jo të gjithë po arrijnë në fshatin turistik.

Një grup studentësh nga Elbasani mbeti në mes të rrugës, pasi autobusi me të cilin udhëtonin nuk ishte i përgatitur.

Veç rrugës së Dardhës, vështirësi ka edhe në segmentet Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Kapshticë.

Ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët dhe të tregojnë kujdes maksimal

Problemet e para janë shfaqur edhe në zonat e thella të qarkut të Elbasanit, kryesisht në Gramsh ku janë regjistruar reshje intensive

Në Rovje të Gramshit trashësia e dëborës po arrin deri në 30 cm dhe janë shfaqur probleme në qarkullimin në rrugë.

Rruga Elbasan-Qafë-Thanë nuk ka asnjë problem me qarkullimin.

Ndërsa në Librazhd reshje janë regjistruar në fshatrat e thellë malore në kufi me qarkun e Dibrës, ku reshjet nisën që të shtunën.

Reshjet e dëborës kanë sjellë edhe problemet e para të furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë moti i keq është reflektuar edhe në det, ku për pasojë është pezulluar puna në portin e Sarandës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-bllokon-rrugen-pala-greke-ne-kapshtice-ndalon-levizjen-e-autobuseve

Recommended