Burg 8 trafikantëve të Qafë Thanës/ 580 kg kanabis do të shkëmbehej në Turqi me heroinë

  • 6 years ago
TIRANË-Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat tetë trafikantët që u arrestuan para te ditësh me 580 kg kanabis në Qafë Thanë (Lexo këtu). Ata janë; Aranit Bida, që është drejtuesi i grupit së bashku me Arben Tristean, Eduard Haxhin, Erando Mehmetin, Gentjan Rapollarin, Elvis Gjonën, Andi Qiraxhin dhe Leonard Demirajn. Grupi kërkoi veçimin e dosjes dhe shpalljen e moskompetencës, por Gjykata e Krimeve të Rënda e refuzoi, ndërsa i akuzon për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge.

Pas seancës avokati u shpreh kundër vendimit duke deklaruar se ?Gjykata nuk i ka të zbardhura vendimet për lejimin e përgjimit. Shtetasi turk përgojohet, por pa emër, sikur do të dalë një tjetër emër, por hipotetike?. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtari Bib Ndreca urdhëruar madhe edhe mbylljen e portës së oborrit të gjykatës duke mos lejuar mediat pas incidentit pak ditë më parë me rastin e grupit të Lazaratit (lexo këtu).

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguron kërkesën e prokurorisë drejtuar gjykatës dhe përgjimet që dërguan në goditjen e grupit kriminal. Grupi u zbulua pas përgjimeve të nisura prej tetorit 2018. 580 kg kanabis që u sekuestrua në Qafë Thanë do të transportohej drejt Turqisë, fillimisht duke e kaluar me varka nga liqeni i Pogradecit në Maqedoni dhe më pas në Greqi me destinacion final Turqinë.

Përgjimet/ Si funksiononte grupi dhe shkëmbimi i kanabisit me heroinë
Sipas dosjes që Report Tv ka siguruar droga ishte blerë në Tepelenë nga Aranit Bida, që ishte drejtuesi i grupit kriminal, i sapo liruar nga burgu (Lexo këtu). Aranit Bida organizonte transportin në aksin Tepelenë?Fier-Rrogozhinë dhe Elbasan me destinacion Pogradecin. Më pas do të merrej në dorëzim nga një person i quajtur Gjoni, (Elvis Gjona) i cili do të bënte dërgimin e ngarkesave nga Shqipëria në Maqedoni me varka përmes liqenit, më pas në Greqi dhe në fund në Turqi. Transportin përmes Liqenit të Ohrit e bënte Suferim Dokollari. Nga përgjimet ka rezultuar se Aranit Bida do ta dërgonte kanabisin në Turqi për ta shkëmbyer më pas me heroinë, e cila nga Turqia do të transportohej për në Shqipëri.

Marrëveshja ishte arritur mes palëve në 30 gusht të këtij viti, kur një turk që kishte hyrë nga Kosova për në Shqipëri dhe kishte rënë dakord për shkëmbimin e mallit. Marrëveshja mes shqiptarëve dhe turkut ishte ndërmjetësuar nga Edi Çela, i njohur si Mondi, i cili mban kontakte me një turk të quajtur (Abi). Pas marrëveshjes Aranit Bida dhe Eduard Haxhi shkuan në Tepelenë për të blerë kanabisin dhe më pas e nisën drejt Pogradecit.

Në datë 19 nëntor, nga përgjimet rezulton se Bida ka telefonuar Gentjan Rapollarin duke i thënë ?Hajdeni nesër mëngjes dhe të jeni në orën tetë në Fier?, pas kësaj e pyet nëse erdhi ai shoku (dyshohet për Arjanin) ndërsa Gentjani i përgjigjet ?Po e pres në Rinas?. Në datë 20 nëntor grupi është nisur nga Fieri. Në drejtimin të automjetit tip furgon ka qenë Erando Mehmeti. Sipas përgjimeve trafikantët kishin lënë për t?u takuar te ka...

Recommended