Ora News - Basha i përgjigjet Ramës: O i çmendur! O hajdut! O pleher!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi ashpwr ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se po kërkon të mbrojw me çdo kusht, atë që e quan aferën megakorruptive të projektit të Unazës së Madhe. Për këtë qellim u shpreh Basha, kryeministri është i gatshëm të bëjë dëshmor me zor efektiven e policisë apo të flakë jashtë shtëpisë fëmijë të pafajshëm.

Basha: Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë! Ti mezi po pret o i sëmurë. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë, dhe tani do t?i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!

Kreu i Partisë Demokratike pati edhe një apel të qartë për kryeministrin, duke i kujtuar atij se realizimi i këtij projekti është nëj vijë e kuqe që nuk duhet shkelur.

Basha: Të gjithë atje janë e do të jenë, për të të penguar ty. Dhe së shpejti do të marrësh atë që meriton. Ndaj tërhiqu sa nuk është vonë.Ndal terrorit ndaj banorëve, ndaj fëmijëve, ndaj nënave. Ndal dhunimit barbar që ju bën të shoqëruarve. Ndal terrorit ndaj banorëve, ndaj fëmijëve, ndaj nënave. Ndal dhunimit barbar që ju bën të shoqëruarve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të verifikojnë torturat mizore që po ushtrohen tek dhjetëra të arrestuar e të shoqëruar nën urdhrat e Edi Ramës.

Unaza e Re tha kryetari i opozitës është kryekëput një aferë jo për zhvillimin e Tiranës, por pasurimin e atij që e quan aga të Surrelit.

Deklarata e plote e Lulzim Bashes

Afera e Unazës së Re është kryekëput një aferë jo për zhvillimin e Tiranës, por për pasurimin e Agait të Surrelit. Kjo është arsyeja përse Edi Rama është shfaqur para shqiptarëve i shfazuar tërësisht me sulme dhe gjuhë të ndyrë, me një diarre të vërtetë verbale duke sulmuar këdo: opozitën, gazetarët, analistët, banorët, të cilët do t?iu rrëmbejë pronën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-i-pergjigjet-rames-o-i-cmendur-o-hajdut-o-pleher

Recommended