Ora News - Gjymtoi efektiven, Daniel Droba: Hodha 3 kapsolla, por jo në drejtim të policisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Daniel Droba 18 vjecari akuzohet se ka hedhur në drejtim të polices kapsollën që i shkaktoi prerjen e dy gishtave të dorës.

Të dielën në orën 11:00 ai do të jetë para togave të zeza të Krimet e Rënda për të marrë masën e arrestit, ku mesa mësohet prokuroria do kërkoi arrest me burg për këtë akuzë.

Paraditen e së shtunës ai është marrë në pyetje nga prokuroët e çështjes gjatë së cilës ka mohuar akuzën që të ketë qënë ai. Ora Neës mëson se gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është e vërtetë që ka hedhur 3 kapsolla, por se i ka hedhur në drejtim të kangjëllave dhe jo në drejtim të policisë.

"Po është e vërtetë që kam hedhur tre kapsolla në protestë, por jo në drejtim të policisë por në drejtim të kangjellave".

Ai akzuohet se ka hedhur kapsollën me të cilën është plagosur efektivja e "Shqiponjave" Ina Nuka, e cila mbremjen e së premtes është dërguar për një mjekim më të specializuar në Ankara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjymtoi-efektiven-daniel-dobra-hodha-3-kapsolla-por-jo-ne-drejtim-te-policise

Recommended