Lejet e ndertimit ne rritje

  • 6 years ago
Sektori i ndërtimit vazhdon rritjen, ndërsa numri lejeve të ndërtimit të miratuara deri në fund të Shtatorit të këtij viti ka arritur në 834.

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë tremujorit të tretë të vitit kërkesa për leje ndërtimi ka qenë më e madhe, ndërsa numri i lejeve arriti në 343, ku pjesën më të madhe të tyre, afërsisht 1/3 e zë bashkia e Tiranës.

Në terma vjetorë lejet e ndërtimit janë rritur me 10%, ndërsa për kryeqytetin rritja është në nivelin 38%.

Nga 343 leje, 90 prej tyre janë për ndërtesa me një kat, ose rikonstruksione, ndërsa pjesën më të madhe të objekteve që do të ndërtohen e zënë rezidencat për banim.

Këtë periudhë rritje ka patur edhe për interesin për të ndërtuar hotele, dhe ndërtesa tregtare e industriale.

Në total për 9 muajt e parë të vitit pritet që të ndërtohen 824 mijë metra katrorë.

Recommended