Presidenti, PS e LSI kujtojne 29 Nentorin

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, shumica socialiste e Kryeministrit Rama si dhe LSI, pjesa e majtë e opozitës së bashkuar e kanë nderuar këtë 29 Nëntor festën e Çlirimit.

Në kujtim të 74-vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtimi nazi-fashist Ilir Meta, Edi Rama, kryeparlamentari Ruçi dhe kryebashkiaku i Tiranës kanë vendosur kurora ne lule ne monumentin 'Nënë Shqipëri', në Varrezat e Dëshmorëve.

Nuk kanë munguar në homazhet e zhvilluara në këtë datë dhe nga idhtarët e dikatorit Enver Hoxha. Ata janë lejuar që të ngjiteshin në Varrezat e Dëshmorëve vetëm pas përfundimit të ceremonisë zyrtare. Ndërsa kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për kthimin e eshtrave te Mid?hat Frashërit në Shqipëri.

Me rastin e 74-vjetori të Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes me moton ? Festo me Forcat e Armatosura?, ka organizuar ditën e hapur.

Tv Klan