Report Tv-Artistët apel kryeministrit Rama: Mos e mbyll “Onufrin”!

  • 6 years ago
A do të zhvillohet edicioni i 24-të i ekspozitës ndërkombëtare të arteve pamore ?Onufri?? Prej disa muajsh, kjo është dilema e artistëve shqiptarë, të arteve pamore edhe bashkëkohore? Kjo është dilema edhe e gazetarëve të kulturës, që deri më tani të vetmen përgjigje që kanë marrë nga Muzeu i Arteve të Bukura dhe nga Ministria e Kulturës është se: ?Shumë shpejt MAB (GKA) do të dalë me një relacion shpjegues?.

Por, neni 1 i rregullores 2010, (VKM 595, 29.12. 1993) të kësaj ekspozite parashikon, që ekspozita ndërkombëtare e arteve pamore, që mban emrin e ikonografit të mesjetës Onufri, është një ekspozitë vjetore, që realizohet nga GKA (MAB) nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Shpallja e fillimit të procedurave për pranimin e propozimit kuratorial bëhet brenda muajit prill të çdo viti, nëpërmjet një njoftimi mediatik. Jo më vonë se muaj (maj) zgjidhet fituesi, dhe në fund të çdo viti (nëntor-dhjetor) prezantohen veprat në GKA. Ndryshimet në rregulloren e kësaj ekspozite miratohen nga ministri i Kulturës. Teksa jemi ende të pritje të prononcimit të shumëpritur të drejtorit të Muzeut të Arteve të Bukura (GKA-së), Erzen Shkololli, ?Report Tv? sjell apelet, që artistët e arteve pamore, bashkëkohore dhe jo vetëm kanë për kryeministrin e vendit, Edi Rama, ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorin e GKA-së, Erzen Shkololli.

Kjo lojë çel e mbyll me Onufrin ka vite që bëhet. Unë kam vite, që prononcohem. Më vjen shumë keq, që biseda jonë ka degjeneruar në një gjë pakuptim tashmë. Nëse vërtet mbyllet për mua është fatkeqësi. Onufri në mentalitetin e artistëve ka qenë si pika më e lartë e vëllimit, një vepër ne e ruanim për Onufrin. Vitet e fundit ka humbur startin e vet, nisi që të deformohet nga një konkurs kombëtar, ku do të shihej mirë arti në të gjithë trevat e vendit, që një herë në vit ne do të shikonim njëri-tjetrin. Pastaj u bë ndërkombëtare, nëse do të bëhej një iniciativë paralelisht me Onufrin, mund të ishte edhe më mirë... Që të jem i vërtetë mbaj mend që Onufri nuk ka qenë i GKA, por i MK-së. Nëse dalëngadalë GKA e bëri të vetën, duke harxhuar edhe fondet e veta, por nëse është kështu, gjithë faji bie mbi drejtorin e GKA-së.

Gazmend Leka, piktor
Apeli i profesor Lekës është që: ?Mos e mbyllni Onufrin, nuk është aktivitet i juaj, por i artistëve shqiptarë?.

Ndërsa, Ardian Isufi, dekan i Fakultetit të Arteve Pamore e quan fatëkeqësi kombëtare mbylljen e Onufrit këtë vit

Recommended