Ora News - Koncesionet dëmtojnë buxhetin, 957.3 mln euro dëmi ekonomik në 9 muaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në 9 muaj, buxheti i shteti ka pësuar një dëm ekonomik të frikshëm. Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë nxjerrë në pah se dëmi ekonomik është 957.3 mln euro, ku vetëm koncesionet kanë sjellë një efekt negativ prej 16.8 mln euro.Problematike janë edhe doganat dhe prokurimet.

957.3 mln euro llogaritet dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë periudhës janar-shtator 2018.

Këto të dhëna janë publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimeve të realizuara në disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Koncesionet PPP, dhënia me qira dhe shitja e pronës publike, janë sektorët të cilatë kanë pasur nivelin më të lartë të dëmit financiar, i cili llogaritet të jetë 2.1mld lekë ose 16.8 mln euro.

Më pas renditen doganat me një dëm që e kalon 1 mld lekë, prokurimet,tatim-taksat dhe shpenzimet operative.

Dhënia e koncesioneve PPP kanë shkaktuar shumë debate në vend për shkak të impaktit financiar.

Institucione të rëndësishme financiare kanë bërë apel që kontratat të jenë transparente dhe të bëhet një përllogaritje më e saktë e shpenzimeve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shkeljet më të mëdha financiare janë konstatuar në displinën financiare, e cila ka të bëjë konkretisht me shpenzimet e realizuara pa eficencë dhe ekonomicitet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-demi-nga-koncesionet-9573-mln-euro

Recommended