Ora News - Hiqet Roamingu me Kosovën, tarifat e reja nisin në qershor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hapet drita jeshile për heqjen e Roamingut me Kosovën.Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi ndryshimin në ligj, i cili është hapi i parë drejt unifikimit të tarifave.Zbatimi i tarifave të telefonisë celulare pa Roaming parashikohet të nisë në qershor të 2019.

Qytetarët nga Kosova që do të vijnë në Shqipëri gjatë verës së ardhshme si dhe shqiptarët që do të shkojnë në Kosovë do të paguajnë tarifa më të ulta për telefoninë celulare.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar ndryshimet ligjore, të cilat i hapin rrugë heqjes së Roamingut me Kosovën.

Zbatimi parashikohet që të nisë në qershor të vitit të ardhshëm.
"Në lidhje me impaktin financiar sqarojmë se heqja e tarifave të Roamingut bëhet për përdoruesin fundor. Konsumatorët apo bizneset në përdorimin e shërbimeve celulare kur bëjnë Roaming ndërkombëtar me Kosovën apo vende të tjera me të cilat lidhen marrëveshje dy palëshe apo shumë palëshe të paguajnë të njëjtën tarifë sikur të ishin në Shqipëri.Ndërkohë midis operatorëve vijojnë të aplikohen tarifa me shumicë".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hiqet-roamingu-me-kosoven-tarifat-e-reja-nisin-ne-qershor

Recommended