Ne proteste edhe studentet e rretheve

  • 6 years ago
Protestës së studentëve në kryeqytet, kësaj të premteje iu bashkuan edhe ata në rrethe. Në Elbasan ata u mblodhën para konviktit të Universitetit dhe më pas u nisën drejt Tiranës.

Ndërsa Studentët e Shkodrës  e mbyllën protestën e tyre me një marshim në qendër të qytetit. Tubimit të tyre iu bashkuan edhe pedagogët.

Për rreth dy orë thirrjet e tyre ishin të fokusuar për pajisjen me kartën e studentit, rritjen e buxhetit për arsimin, reduktime të tarifës së shkollimit dhe mbështetje në kërkime shkencore.

Në Korçë studentët u kanë bërë thirrje banorëve të dalin nga kafenetë dhe të bashkohen me ta në protestë. Ashtu sikur një ditë më parë edhe sot protesta ka qenë masive.

Ata u grumbulluan para Universitetit ?Fan Noli?  dhe kërkuan përgjysmim të tarifës se? studimit dhe përmirësim të kushteve te? konvikteve. Edhe studentët e Vlorës u solidarizuan me ata të kryeqytetit duke kërkuar përgjysmim të tarifës se? studimit, përmirësimin e kushteve te? konvikteve dhe Bordi i Administrimit te? ketë numër te? barabarte? votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Tv Klan

Recommended