Report Tv-Tentoi të digjte fëmijët dhe veten, ndalohet në kohë 40-vjeçari nga Vlora

  • 6 years ago
VLORË- Një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij me benzinë para shtëpisë së vjehrrit, ku edhe ndodhej gruaja e cila ishte larguar prej tij një ditë më parë. Ngjarja fatmirësisht është parandaluar nga policia, e cila ka arritur që të ndërhyjë duke i shpëtuar në kohë dy të miturit.

Mësohet se Zigur Lleshi ishte nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Vëllai i tmerruar ka njoftuar menjëherë policinë për të ndërhyrë.

Pasi ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit, Lleshi i ka thërritur në emër bashkëshortes dhe kjo e fundit ka dalë në ballkon. Pikërisht në këtë moment, 40-vjeçari ka nxjerr bidonin me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur me të dy fëmijët dhe veten.

Policia, e cila ishte njoftuar më parë nga i vëllai tentoi që të negocionte me Lleshin pasi po rrezikonte fëmijët por 40-vjeçari nuk i ka dëgjuar thirrjet duke nxjerrë çakmakun. Sapo ka tentuar ta ndezë, ai është neutralizuar menjëherë prej policisë duke u transportuar për në Komisariat së bashku me fëmijë

Recommended