Ora News - LSI propozon dy amendamente për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim i propozon Kuvendit dy amendamente, të cilat sipas saj zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale të studentëve.

Në një dalje herët në mëngjes nga selia e kësaj partie, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kostoja financiare e tyre për Edi Ramën është inekzistente.

Kryemadhi: Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës dhe mazhorancës, deputetëve të çdo partie politike ti kalojmë menjëherë me urgjencë në seancën e nesërme. Kjo është e vetmja mënyrë për të shlyer mëkatin tonë të politikës që kemi lënë 27 vite këta studentë në kushte të mjeruara.

Protesta e studentëve në shesh nuk është protestë studentore, por protestë kombëtare se tregon varfërinë, mjerimin dhe çdo grabitje që Edi Rama u ka bërë shqiptarëve në tërë këto vite. Sot do të bashkohen të gjithë shqiptarët me fëmijët e tyre.

Po çfarë propozon LSI

Kryemadhi: Deputetët e LSI do të depozitojnë tashmë amendamentet me ligjet përkatëse që u japin përgjigje të 8 pikave të studentëve.

Propozojmë amendament për ligjin e buxhetit për 2019, në të cilin bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Të ndryshohet totali i shpenzimeve buxhetore për zërat e arsimit Universitare dhe fonde për shkencën si më poshtë.

Totali i shpenzimeve buxhetore për arsimin universitar të bëhet nga 7 miliard e 500 milion lekë të kthehet në 14 miliard 909 milion dhe 916 mijë lekë shqiptare.

Vetëm 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot buxheti që ka miratuar qeveria shqiptare për 2019, 46% të PBB e kalon për të paguar koncesionarët e saj. Studentët kërkojnë vetëm 1%.

Totali i shpenzime buxhetore për fondet e shkencës të bëhet 620 milion lekë të reja të bëhet 1 miliard e 240 milion lekë të reja.

Këto i gjen shumë kollaj.

Në nenin 15 të shtohet neni 16 me përmbajtje: Të krijohet Fondi i Emergjencës për arsimin me vlerë 5 miliard lekë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës të shoqërive të trajtimit të studentëve në Tiranë dhe rrethe dhe infrastrukturës universitare në përgjithësi.

Paratë do ti gjejë me anulimin e tenderit të Unazës së Re dhe me kthimin mbrapsht të parave të një tenderi dhënë një kompanie fiktike offshore të Edi Ramës në SHBA, 30 milion euro janë 5 miliard lekë që ai ua vodhi shqiptarëve në një muaj ti hedhë automatikisht menjëherë në rikostruksionin e godinave dhe konvikteve të studentëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lsi-propozon-dy-amendamente-plotesimin-e-8-kerkesave-te-studenteve

Recommended