Kërkesat e studentëve, Meta kthen Buxhetin 2019 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Merta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin ?Për Buxhetin e vitit 2019?.Në një njoftim në publikuar në faqen e Presidencës, Meta shprehet se duke parë situatën politike në vend dhe kërkesat e studentëve ka vendosur të kthejë për rishqyrtim ligjin e buxhetit me qëllim që të përmbushen objektivat socialë.Meta thekson më tej se është besimplotë se Kuvendi do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interest publik.?Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur ?Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 ?Për buxhetin e vitit 2019?, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.?Ditën e mërkurë, LSI depozitoi në Kuvend dy amendamente me qëellim që të plotësoheshin kërkesat e studentëv. Por edhe pse Kuvendi nuk e mori parasysh kërkesën, LSI kërkonte në njërin prej amendamenteve që të bëhej një ndryshim në ligjin e buxhetit.

Recommended